Kush janë matematicienët më të shquar të të gjitha kohërave ?
1. Leonard Euler (1707-1783) është konsideruar si matematikani më i zoti i rruzullit tokësor. Euler për herë ta parë paraqiti simbolet moderne të matematikës të cilat përdoren edhe sot;koncepti i funksionit f(x), funksione e trigonometrisë, “e”, baza e logaritmit, “The Euler Constant”- “konstanti Euler”, shkronja greke Sigma për mbledhjen dhe shkronja “i” për njësitë imagjinare, sikurse simbolin “pi” për diametrin e rrethit. Ai gjithashtu zgjidhi problemin e teorisë grafike të Shtatë Urat të Koengsberg-it. Për më tepër, ai vazhdoi të zhvillojë llogaritje, teorinë e numrave, analizën dhe zbërthimin e shumë teoremave dhe funksioneve. Euler ka kontribuar dukshëm për ndjekësit ose pasuesit e matematikës moderne.
2. Carl Friedrich Gauss Fëmija “prodigy” – i talentuar, është quajtur Princi i Matematikës, dhe bëri zbulimin e tij të parë kur ishte vetëm 21 vjeç. Ai paraqiti veprën e tij të madhe “Disquisitiones Arithmeticae”, ku “Arithmeticae” referohet emrit që Gauss përdorte për teorinë e numrave. Ai shquhej për aftësinë e tij mendore për të bërë mbledhjet nga 1 deri në 100 brenda pak sekondave. Duka e Gottinga-s duke njohur talentin e tij e dërgoi në Collegium Caralinum (atëherë konsiderohej Universiteti më i famshëm i Matematikës), ku pati rezultate të shkëlqyera. Pasi u diplomua në 1978, ai filloj të jepte kontribute të rëndësishme në fushat kryesore të matematikës, si në teorinë e numrave. Ai gjithashtu, provoi të zgjidhte teoremën fondamentale të algjebrës duke njohur konstantin e rëndesës në fizikë kur ishte vetëm 24 vjeç. Deri në moshën 77 vjeç, kur vdiq, ai bëri hapa të mëdha në fushën e matematikës.
3. Bernhard Riemann Riemann lindi nga një familje e varfër më 1826. Ai konsiderohet si matematikani më i zoti i shekullit të 19-të. Lista e kontributeve që ka dhënë në fushën e gjeometrisë është shumë e gjatë: Gjeometria e Riemann-it, Sipërfaqet e Riemann-it, Integralet Riemann-it dhe ndoshta edhe për hipotezën legjendare Riemann Hypothesis, problem që ka të bëjë me numrat e parë. Riemann është nderuar me çmimin ‘Nobel’ si matematikani më i mirë i kohës.
4. Euklidi Euklidi ka jetuar rreth vitit 300 para Krishtit dhe konsiderohet si Babai i Gjeometrisë dhe përmblodhi njohuritë e tij gjeometrike në 13 libra, të cilat njihen me titullin Elementet. Për fatin e keq shumë pak dihet për jetën e tij, dhe çfarë ekziston tani është shkruar mbas vdekjes së tij. Në këto libra, ai paraqiti njohuritë e tij gjeometrike, por edhe matematike ku vetëm 5 libra kanë mbijetuar në ditët e sotme.
5. Rene Descartes Rene Descartes ishte filozof francez, fizikan dhe matematikan. Ai është i njohur për “Cogito Ergo Sum’philosophy” që do të thotë “Meditacione Filozofike”. Shkrimet e tij edhe sot studiohen me vëmendje. Krahas matematikanëve të tjerë Newton dhe Leibniz vuri themelet e llogaritjes moderne. Descartes dha kontribut të çmueshme për “Cartesian Geometry” – Gjeometria Analitike ku përfshihen grafikët standard (abshisat X dhe Y). Si shumë të tjerë që renditën në këtë listë Descartes është figurë kyçe në zhvillimin e nocione moderne të matematikës
6. Alan Turing Alan Turing ishte një shkencëtar i kompjuterit dhe kriptograf anglez që është konsideruar një nga njerëzit më të zotë të shekullit 20. Ka punuar për qeverinë britanike në Governemnt Code gjatë periudhës të Luftës së Dytë Botërore. Ka bërë zbulime shumë të rëndësishme për të zbërthyer kodet gjermane. Mbas mbarimit të Luftës, ai dha një kontribut në shkencat kompjuterike duke u konsideruar si babai i shkencës kompjuterike. Ai formuloi “Turing test” ku dha një kontribut të rëndësishëm në debatin mbi inteligjencën artificiale. Më vonë punoi për të krijuar një nga dizenjot e para të një kompjuteri, por plani nuk u realizua në praktikë.
7. Leonardo Pisano Bllogno Bllogno është matematikan italian, i cili ka jetuar në periudhën mesjetare (1170-1240) dhe ka kontribuar në rilindjen e shkencave ekzakte. Gjithashtu Bllogno paraqiti sistemin e numrave arab. Ai ka jetuar për një periudhë kohore në Afrikën e Veriut ku studioi shkrimet matematikore të studiuesve arab. Në kthimin për në Itali në 1202, ai publikoi “Liber Abaci”, ku mësoi përdorimin e numrave arabe. Si rezultat i punës së tij, ai konsiderohet si nismëtar kryesor në zhvillimin e matematikës moderne.
8. Isac Newton dhe Wilhem Leibniz Janë renditur të dy në listë për arsye se të dy kanë nderin të jenë “krijuesit” e “Njehsimit Diferencial dhe Integral”. Si fillim Leibniz paraqiti nocioni modern standard, kryesisht simbolin e ‘njehsimit integral ”. Gjithashtu, Leibniz kontribuoi gjerësisht në fushën e topologjisë. Ndërsa Isac Newton kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme. Pavarësisht nga njëri tjetri, të dy kanë kontribuar sipas metodave të tyre.
9. Andre Wiles E veçanta e kësaj liste është se Wiles është i vetmi matematikanë që jeton ende. Ka lindur në Cambridge, Britani e Madhe më 11 prill të viti 1953 dhe që u bë i famshëm për vërtetimin e teoremës të Fundit të Fermatit. Wiles iu deshën plot 8 vjet të zgjidhte këtë teoremë. Pierre de Fermat ishte një matematikan amator francez (1601-1665), i njohur për shkrimet e tij në teorinë e numrave dhe në gjeometri analitike, optikë dhe probabilitet. Teorema e tij, siç njihet Teorema e madhe Fermat, është vërtetuar mbas shumë përpjekjeve të madha të matematikanëve. Aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jep mësime në Universitetin e Princeton në New Jersey.
10. Pitagora Matematikan dhe filozof grek, i cili ka jetuar afërsisht nga viti 570 deri në 495 para Krishtit. Pitagora është i njohur me teoremën e tij të Pitagorës dhe është cilësuar nga Aristoteli si nga nismëtarët e parë në studimin dhe zhvillimin e shkencës të matematikës. Historikisht është i njohur si trekëndëshi kënddrejtë. Teorema e Pitagorës, është një rol kyç në matjet moderne dhe pajisjet teknologjike dhe njihet si baza për teoritë dhe teoremat e tjera në matematikë
No comments:
Post a Comment