Dikur në shumicën e shoqërive anembanë botës, numri zero thjesht nuk ekzistonte fare.
Në Romë nuk kishte kurrë një numër 0, pavarësisht nga fakti se njerëzit atje janë të zgjuar dhe dinë të numërojnë.
Shpikja e zeros vlerësohet të ketë përcaktuar në thelb rrjedhën e historisë moderne, duke siguruar bazën matematikore për shumë nga shpikjet dhe teknologjitë që kanë formësuar botën moderne.
Kalkulimet, algjebra, algoritmet dhe sistemet moderne të informatizimit të gjitha varen nga ky inovacion vital matematikor.
Por kur është përdorur për herë të parë ?
Zeroja sot njihet si një formë ovale, pak e gjerë, ndërkohë që në realitet ka filluar si një pikë.
Ekzistojnë disa dëshmi se disa shoqëri të lashta kanë dashur të shprehin konceptin e “asgjësë” dhe përdorën një hapësirë për të treguar se ku do të ishte pozicionuar “zero” ndër numrat tjerë.
Krijimi i numrit zero si numër që evuloi duke u nisur nga simboli në dorëshkrim është një nga përparimet më të mëdha në historinë e matematikës, – shprehet Marcus du Sautoy, professor i Oksfordit.
No comments:
Post a Comment