brave

brave-ledger-verification=d37aadb0d6ecc7bb9061f61ea9ce4b2a6d4b89d102ee9763b9be5e9b710b1950

Tuesday, April 13, 2021

Origjina e matematikës

Perpara koheve moderne dhe perhapjes se gjere ne te gjithe boten e njohurive, kemi vetem disa zhvillime qe kane dale ne drite. Tekstet me te lashta ne matematike jane dokumenti i njohur si Plimpton 322, Papirusi i Rhindit dhe Papirusi i Moskes. Interesant eshte fakti se te gjitha keto dokumente permbajne te ashtuquajturen sot Teorema e Pitagores qe rezulton zbatimin matematikor me te perhapur dhe me te lashte.

        

            Plimpton 322 - Tablet, model i                             Papirusi i Rhindit - Dokument, model
                matematikes babiloniane                                            i matematikes egjiptiane

Studimi i matematikes si fushe fillon ne Greqi ne shek. VI para Krishtit, dhe vete termi matematike rrjedh nga fjala greke mathema qe do te thote mesim, studim, shkence, perveç kesa ajo pergjate koheve ka marre nje kuptim me te ngushte dhe me teknik qe do te thote "studim matematik". Kontributi me i madh ka qene grek dhe helenistik, qe i dha forme si dege matematikes, por gjithashtu Kina, sistemi numerik hindu-arab nga India, islamik,nte cilat u mblodhen dhe u perkthyen ne latinishr duke e derguar ate ne periudhen e Evropes Mesjetare.

    
Kjo tabele tregon ndarjen e sistemeve numerike

Fillimet e matematikës humbën në thellësitë e shekujve.Matematika u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike.Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë.Kinezët e lashtë,civilizimi i Inkëve,pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të matematikës. Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim te paparë nga një grup i madh matematikanësh siç ishin : Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj.Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore i quanin teorema dhe i vërtetonin.Në vijim janë paraqitur disa nga matematikanët e shquar ne Greqinë Antike.


Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët, të cilët quheshin edhe themelues te algjebrës. Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë evropianët. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon,Fibonaccin etj. Më vonë dolën në skenë Rene Descartes, Pascali, Leibnitzi, Gausi, Euleri etj. Në fund të shekullit XIX David Hilbert nje matematikan i shkëlqyer gjerman në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi 23 probleme matematikore, ku 10 janë te zgjidhura, 7 janë zgjidhur pjesërisht dhe 2 janë ende të hapura, 4 të mbetura janë formuluar shumë lirshëm per t'u deklaruar  nese zgjidhen apo jo. Disa nga matematikanët më të shquar të asaj kohe ishin:


Konferenca ndërkombëtare e matematikës është konferenca më e madhe për temën e matematikës, e cila mbahet çdo 4 vjet. Felix Klein dhe Georg Cantor në vitet e 1890, kontribuan me idetë e tyre për formimin e një konference ndërkombëtare te matematikës.Konferenca e parë ndërkombëtare e matematikës u mbajt ne Zyri, Zvicër në Gushtin e vitit 1897.Organizatorët e kësaj konference ishin Luigi Cremona, Felix Klein, Georg Cantor, Gosta Mittag-Leffler, Andrey Markov etj. Në këtë konferencë morrën pjesë 208 matematikanë nga 16 shtete, duke përfshirë këtu 12 nga Rusia dhe 7 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Herën e fundit kjo konferencë u mbajt ne vitin 2014 në Seoul te Kores Jugore dhe do të mbahet në vitin 2018 në Rio De Janeiro të Brazilit.

 


Matematika ne ditet e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte.Sot është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjitha degët e matematikës. Matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e imagjinueshme.Shumica e simboleve që përdoren sot në matematikë nuk ishin zbuluar deri në shekullin XVI. Matematika shkruhej me fjalë dhe kjo e kufizonte zhvillimin e saj. Në shek XVIII, Euleri futi në matematikë një numër të madh simbolesh të cilat përdoren edhe sot.Disa njerëz e konsiderojnë matematikën të mërzitshme por ajo është shumë e rëndësishme për jetën.



No comments:

Post a Comment