Teoria e numrave është degë e matematikës së pastër e cila merret me studimin e vetive të numrave në përgjithësi, e posaçërisht atyre të plotë, si dhe me një klasë më të gjerë problemesh të cilat dalin nga studimet e tilla.
Ndër problemet elementare që studiohen janë plotpjestueshmëria e numrave, kriteret për gjetjen e numrave të cilat plotësojnë ndonjë kusht të caktuar, shpërndarja e numrave te thjeshte gjetja e numrit të particioneve të një numri natyral.
Disa autorë teorinë e numrave e identifikojnë me aritmetikën, për dallim nga algjebra e cila merret më shumë me numra simbolik. Kontribuuesit më të mëdhenj në teorinë e numrave janë: Gauss, Legendre, Hardy, Ramanujan, Litlewood, Rogers, Rieman etj.
Teoria e numrave është një ndër disiplinat me përdorim me te gjere te matematikes. Ashtu si edhe shumë degë tjera të matematikës, teoria e numrave gjenë zbatime në jetën e përditshme, si për shembull në shkenca kompjuterike dhe në kriptografi.
Objekti kryesor i teorisë së numrave është studimi i numrave të plotë e në veçanti i numrave natyrorë, vetitë e tyre si dhe mardhëniet që i rregullojnë ato.Është një nga fushat me interesante të algjebrës,analizës matematike si dhe matematkës në përgjithësi.Me të drejtë Gausi këtë disciplinë e ka quajtur edhe “MBRETËRESHËN E MATEMATIKËS” . Është një nga degët me të vjetra e cila njihej edhe nga grekët e vjetër si psh : Pitagora (569-500 p.k. ) ; Euklidi ( ?-350 p.k. ) ; Erastoteni (276-196 p.k.) dhe Diofanti ( ?-250 p.k. ).
Deri vonë është menduar se Teoria e Numrave ka qenë një disciplinë e kulluar teorike por rreth 500 vjet më parë është zbuluar se ajo ka një zbatim tepër efikas në praktikë si edhe në kriptografi ku janë ndërtuar një sërë sistemesh kodimi me bazë Teorinë e numrave e sidomos operimin me numrat e thjeshtë (numrat prim), shkencën e kodimit të të dhënave, teorinë e automateve, etj.
No comments:
Post a Comment