brave

brave-ledger-verification=d37aadb0d6ecc7bb9061f61ea9ce4b2a6d4b89d102ee9763b9be5e9b710b1950

Sunday, April 11, 2021

Trigonometria dhe rrethi trigonometrik


 

Trigonometria është degë e matematikes që merret me shqyrtimin e trekendeshave duke përdorur funksionet të caktuara matematikore që zakonisht quhen funksione trigonometrike. Ka zbatim jashtëzakonisht të madh në inxhinieri, arkitekturë, orientim në hapësirë dhe astronomi. Ndahet në trigonometrinë plane (që merret me trekëndëshat në plan) dhe atë sferike (që merret me trekëndëshat sferikë). Funksionet trigonometrike gjithashtu luajnë rol në analizë dhe përdoren për të paraqitur valët dhe fenomenet e tjera periodike.

  • Sinusi i këndit A1 (këndi aOb) është hersi i ndërmjet katetës a (segmenti A-B) dhe hipotenuses c ( segmenti C-A). Sinusi në trigonometri shkruhet me shkurtesen sin (lexohet sinus)
  • Kosinusi i këndit A1 (këndi aOb) është hersi i ndërmjet katetës b (segmenti B-C) dhe hipotenuses c (segmenti  C-A). Kosinusi në trigonometri shkruhet me shkurtesen cos (lexohet kosinus)
  • Tangjeti është hersi në mes të sin X1 dhe cos X1. Tangjenti në trigonometri shkruhet me shkurtesen tan (lexohet tangjent)

    • kotangjeti është hersi në mes të cos X1 dhe sin X1. kotangjenti në trigonometri shkruhet me shkurtesen ctg (lexohet kotangjent)

    No comments:

    Post a Comment