brave

brave-ledger-verification=d37aadb0d6ecc7bb9061f61ea9ce4b2a6d4b89d102ee9763b9be5e9b710b1950

Tuesday, April 13, 2021

TRIGONOMETRIA DHE ASTRONOMIA


Në qoftë se grekët kanë vënë themelet e gjeometrisë, arabët këtë e kanë bërë në trigonometri. Nëse gjeometria është greke, atëherë trigonometria është arabe. Arabët të parët kanë shkruar në mënyrë sistematike dhe shkencore për këtë lëmi të matematikës. Me përdorimin e sinusit ata kanë zgjidhur shumë probleme të trigonometrisë, Al-Buzgjani, Al-Tus, Al-Bejruni dhe Al-Hazin kanë futur tangensin në funksione trigonometrike, ndërsa Xhabir ibn Efleh dhe At-Tabrizi kanë zbuluar marrëdhëniet ndërmjet sinusit dhe tangensit, si dhe marrëdhënie të tjera të ngjashme me to. Al-Bejjruni ka shkruar shumë vepra trigonometrike. Ai ka ditur për teoremën e sinusit dhe ka llogaritur vlerën natyrale të sinusit dhe të tangensit si dhe vlerat natyrale të funksioneve të tjera trigonometrike. Shkencëtarët arabë janë marrë edhe me astronomi. Pasiqë njerzit në bazë të lëvizjes së trupave qiellore, shikonin fall (hiromani), dhe lexonin ardhmërinë në bazë të yjeve, atëherë astronomia ngatërrohej me astrologji. Por megjithëkëtë, njohja e astronomisë si shkencë ishte e domosdoshme edhe për përcaktimin e kohës të disa ceremonive fetare, si p.sh. koha e namazit, koha e agjërimit, caktimi i drejtimit të Kibles etj. Për këtë arsye shkencëtarët arabo-Islam kanë filluar përpunimin e të arriturave të popujve lindorë; asirve, haldejve,dhe të indianëve në astronomi dhe astrologji, si dhe veprat nga astronomia dhe astrologjia të grekëve dhe aleksandriasve, posaçërisht ‘’Sistemin e madh matematikor të astronomisë’’ të Ptolomeut. Në këtë mënyrë shumicës i është dhënë rasti të plotësojnë dhe të zgjerojnë të arriturat e këtyre popujve me veprat e tyre për astronominë dhe astrologjinë. Vepra e parë, e cila është përkthyer prej greqishtes në arabishte është ‘’Astronomia’’ e mendimtarit Hermes.

Ebu Xha'fer al-Mensur, halifi i dytë nga dinastia e Abbasive ishte shumë i entuziazmuar me astrologët, të cilët e kanë përcjellë gjithmonë në udhëtimet e tij. Ai e urdhëroi Muhamed ibn Ibrahim al-Gazzavin që të përkthejë në gjuhën arabe veprën ‘’Lëvizja e trupave qiellore’’, të cilën Al-Gazzavi në përkthim e titulloi Sind Hind i Madh. Me këtë vepër u punua deri në kohën e Al-Me'munit kur Al-Havarizmi me shkurtimin e veprës i bëri tabelat e veta të njohura astronomike. "Al-Havarizmi në të, si thotë Al-Kifti -i bashkoi kuptimet astronomike të persianëve dhe të indianëve si dhe Sistemin e madh matematikor të astronomisë të Ptolomeut’’. Gjatë kohës së sundimit të Al-Mensurit, Ebu Jahja al-Batrik përktheu në gjuhën arabe ‘’Qudripatritumin’’ e Ptolomeut nga astronomia si dhe shumë vepra të tjera nga gjeometria, fizika dhe shkenca të tjera natyrore, të cilët halifi i kërkoi nga mbreti i Bizantit. Në kohën e halifit Al-Mehdi, shumë shkencëtarë kanë punuar nëpër observatoriume, ndërsa gjatë periudhës së sundimit të Al-Me'munit Jahja ibn Mensur dhe Musa ibn Shakir kanë shkruar tabelat e tyre të njohura astronomike. Në këtë periudhë u korrigjua ‘’Almagesta’’ e Ptolomeut. Një numër i madh i shkencëtarëve ishte i entuziazmuar me astronomi. Ata kanë shkruar shumë vepra nga astronomia, kanë bërë vëzhgime të vlefshme dhe kanë përsosur shumë isntrumente astronomike. Në mesin e tyre posaçërisht shquhen: Sabit ibn Kurra, Al-Belhi, Hunej ibn Is-hak, Al-Abbadi, Al-Bettani të cilën Laland (Juseph Jerome Le français de Lalande, 1732-1807, astronom françez, bibliografia astronomike e tij është kronika e shkencës së kohës në të cilën ka jetuar) e numëron në mesin e 12 astronomëve më eminentë botëror,këtu bëjnë pjesë edhe Sehl ibn Beshshar, Kosta el-Ba'lebeki, Al-Kindi, Al-Buzgjani, Ibn Junus, Al-Sagati, Al-Kahvi, Al-Bejruni, At-Tusi, Al-Hazin, Al-Fergani e shumë të tjerë. Ata e kanë përpunuar ‘’Sistemin e madh matematikor të astronomisë’’ dhe kanë pranuar sistemin gjeocentrik të Ptolomejit, sipas të cilit Toka paraqet qendrën rreth së cilës rrotullohen Dielli, Hëna dhe trupa të tjerë qiellorë, pastaj pohimi i tij se Hëna është më i afërt ndaj Tokës, pas tij Merkuri, Venera, Dielli, Marsi, Jupiteri dhe Saturni. Të gjitha këto trupa bëjnë rrotullim të plotë rreth tokës për 24 orë. Kanë matur dimensionet e planeteve dhe largësinë ndërmjet tyre. Matjet e tyre dhe kuptimet astronomike kanë qenë në fuqi gjatë tërë mesjetës deri në kohën e revolucionit të madh astronomik dhe të paraqitjes së Keplerit, Galileit dhe Kopernikut, të cilët me vëzhgime kritikë dhe me studimin e diturive paraprake kanë arritur të zbulojnë dhe të vërtetojnë saktësinë e sistemit heliocentrik, sipas të cilit Toka dhe të gjithë planetët tjerë rrotullohen rreth Diellit. Duhet të theksojmë se disa shkencëtarë arabë e kanë hedhur poshtëëëë sistemin gjeocentrik. Ata kanë konsideruar se Toka dhe planetët tjerë të sistemit Diellor kanë lëvizje të dyfisht: rotacion dhe revolucion. Ibn al-Hejsem, Al-Bejruni, Al-Bettani dhe Al-Fergani kanë matur madhësinë e Tokës dhe kanë vërtetuar se ajo ka formën e rrumbullakët. Ata kanë ngritur shumë observatoriume dhe kanë bërë tabela astronomike, kanë llogaritur gjatësinë e vitit Diellor, kanë kontrolluar pozicionet e shumë yjeve dhe të planeteve, kanë caktuar barazditën pranverore dhe vjeshtore, kanë shkruar për njollat e Diellit dhe në mënyre kritikë janë kthyer në ‘’Sistemin e madh matematikor të astronomisë’’. "Shkencëtarët arabë me veprat e tyre në lëmin e astronomisë" siç thotë Sarton "kanë përgatitur dhe trasuar rrugën e renesanësë së madhe astronomike". Abdurrahman as-Sufi ka shkruar vepër të madhe, të ilustruar me yjet e palëvizshëm, në të cilën gjenden mbi 1420 yje dhe planete të ilustruar në formë të njerëzve dhe të kafshëve, emrat e të cilëve edhe sot e kësaj ditë janë në përdorim (Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Peshku, Akrepi, Virgjëresha etj.) Gjithashtu duhet të theksojmë se shumica e shkencëtarëve nuk kanë besuar në të shikuarit fall (hiromani) dhe në parashikimin e ardhmerisë me ndihmën e yjeve si p.sh. Al-Kindi, Al-Farabi, Ibn Sina, Ibn Hamza, Ibn Tufejl etj. Ibn Sina dhe Al-Kindi, astrologjinë dhe të shikuarit fall me ndihmën e yjeve kanë konsideruar marrëzi pa argumenta dhe pa analogji, por edhe përkundër kësaj Al-Kindi ka qenë shumë i interesuar për zanafillën dhe zhvillimin e astrologjisë. Ibn Hazm mendon se yjet nuk paraqesin kurrfarë ndodhie në ardhmëri, po ashtu nuk kanë ndikim në punën tonë, në qoftë se me këtë nuk nënkuptohet ndikimi natyral i tyre te njeriu, në sipërfaqen tokësore dhe ujore të Tokës. Me ndikimin e tyre në sipërfaqen ujore të Tokës ata e rrisin lagështinë e ajrit dhe shkaktojnë batica dhe zbatica. Ibn Tufejl është i bindur se ekziston ligji unik i sistemit kozmik, universaliteti i të cilit reflektohet në ujë, në ajër, te bimët, në njeriun, te kafshët dhe te çdo gjë që ekziston. "Bota është një tërësi" thotë ai "unik dhe lëviz në kufijt e ligjit dhe sistemit të caktuar’’. Më shkurt, shumica e shkencëtarëve arabë astronominë e kanë konsideruar më tepër si matematikë e bazuar në vëzhgime dhe në llogaritje. Shkencëtarët arabë kanë ngritur shumë observatoriume, kanë përsosur shumë instrumente astronomike, kanë bërë vëzhgime të vlefshme dhe kanë shkruar shumë vepra nga astronomia. Al-Fergani i njohur në Evropë me emrin Alfraganus, përmes veprës së tij "Bazat e astronomisë" në mënyrë të fuqishme ka ndikuar në renesansën evropiane. Vepra e tij si dhe ‘’Trigonometria e trupave sferik’’ i Al-Bejrunit dhe Al-Buzgjanit janë studiuar në universitetin e Bolonjës në Itali. Xhabir ibn Efleh në veprën e vet "Astronomia" në bazë të vëzhgimeve dhe matjeve arriti të vërtetojë se Marsi pas Hënës dhe Venerës është trupi qiellor me afër Tokës. Koperniku gjatë përpunimit të lëvizjes së trupave qiellorë ka pasur në dorë veprën e Xhabir ibn Eflehit. Ebu Is-hak al-Betrugji, nxënës i Ibn Tufejlit me veprat e tij shkencoro-astronomike ka arritur të tundë kuptimet e Ptolomeut dhe në këtë mënyrë i ka kontribuar Kopernikut që të rrëzojë sistemin gjeocentrik, i cili shekuj me radhë konsiderohej si i saktë. Astronomia e Al-Betrugjinit është përkthyer në gjuhën latine. Veprën e ka përkthyer Mishel Skot më 1217 në Toledo, ndërsa është shtypur në Bolonjë më 1220.
Pa dyshim se Koperniku gjatë përpunimit të sistemit heliocentrik ka pasur në dorë ‘’Sistemin e madh matematikor të astonomisë’’ të Ptolomeut dhe ‘’Lëvizja e trupave qiellorë’’ të Al-Ferganit si dhe punimet e shkencëtarëve arabë në lëminë e trigonometrisë së trupave sferikë. Duke u konsultuar me veprat e cekura Koperniku arriti të ndryshojë fotografinë e botës dhe të vërtetojë konstatimet e mëparshme mbi sistemin heliocentrik. Ndër astronomët mjaft të njohur të she. X e.r. është edhe Al-Kahvi. Ai prej observatoriumit të Bagdadit ka vëzhguar lëvizjen e trupave qiellorë. Ka shkruar disa vepra mjaft të rëndësishme nga kjo lëmi, të cilët janë përkthyer në shumë gjuhë evropiane. Shumica mendojnë se Njutni ka shfrytëzuar veprat e tij gjatë themelimit të llogaritjes diferenciale dhe integrale. Halifët dhe sunduesit e disa oborreve mbretërore rëndësi të madhe i kanë dhënë astronomisë. Për këtë arsye ka ardhur deri te përkthimi i shumë veprave greke nga astronomia dhe ngritja e shumë observatoriumeve në të gjitha vendet e shtetit të madh Islam, të cilët kanë qenë të furnizuar me të gjitha instrumentet dhe aparatet e njohura deri atëherë për vëzhgimin e trupave qiellorë. Gjatë kohës së dinastisë së Emevive është ngritur observatoriumi në Damask, ndërsa gjatë kohës së Al-Me'munit në Bagdad, në Damask dhe në vende të tjera të shtetit islam. Në Periudhën e Fatimidve është ndërtuar observatoriumi Al-Hakim, në malin Mukattam afër Kajros. Përveç kësaj ishte i njohur, posaçërisht me instrumentet precize dhe kuadër të specializuar, edhe observatoriumi Al-Merga, të cilën ka ngritur Nasirudin at-Tusi. Pos këtyre, observatoriumet të mëdha dhe të njohura kanë qenë: Dar al-Hikmet në Bagdad, Ibn esh-Shatir në Siri dhe shumë të tjerë në Andaluzi (Spanjë), Egjipt dhe pjesë të tjera të shtetit të madh Islam. Ndër instrumentet më të rëndësishme që janë përdorur në kërkimet astronomike ishin: amilar, astrollab, drëndafilja e erërave, kompasi, asa Tusi, kuadranti, ithat-el-evter dhe shumë të tjerë. Disa prej këtyre instrumenteve i kanë konstruktuar vetë, pavarësisht nga popujt tjerë, ndërsa disa i kanë përsosur dhe i kanë plotësuar si p.sh. astrollabin dhe kompasin. Al Fezzari ndër të parët nga shkencëtarët arabë ka konstruktuar astrollabin dhe ka shkruar veprën ‘’Operacionet me astrollabin e rrafshët’’. Vepra e Al-Bejrunit, e njohur me emrin ‘’Kanon al-Mes'udi’’, është njëra ndër veprat më të mëdha të llojit të tillë,që përfshin 142 kapituj. Përveç kësaj Al-Bejruni ka shkruar edhe shumë vepra të tjera të rëndësishme në të cilat ka përpunuar sistemin koordinativ gjeografik, ka folur mbi kohën dhe meteorologjin,mbi kometet dhe instrumetet e astronomisë. Al-Havarizmi gjithashtu ka shkruar shumë vepra nga astronomia. Në mesin e tyre më të njohura janë tabelat e astronomisë të njohur me emrin ‘’Sindi Hind i vogël’’. Al-Kindi, të cilin shumë historianë e numërojnë në mesin e tetë astronomëve më të njohur të shekullit të mesëm, ndërsa italiani Xherollamo Kardano (1501-1576, matematicient, mjek, astrolog dhe filozof i natyrës, i cili ka dhënë formulën për zgjidhjen e barazimit të shkallës së tretë) Al-Kindin e numëron në mesin e 12 personave gjenialë, të cilët janë paraqitur në botë, duke pasur parasysh faktin se Al-Kindi ka lënë disa vepra shumë të rëndësishme nga astronomia. Më të njohura ndër to janë: "Batica dhe Zbatica" "Qielli Azur" Në veprën "Qielli Azur", e cila është përkthyer në gjuhën latine, Al-Kindi mendon se ngjyra e kaltërt nuk është karakteristikë vetëm për qiellin, por edhe për drita të tjera, të cilat zënë fill prej grimcave të pluhurit dhe të avullit në atmosferë.
Djemtë e Musa ibn Shakirit janë autorë të veprës nga mekanika, e njohur me emrin "Hijel bëni Musa". Shumica konsiderojnnë si një nga veprat e para në këtë lëmi. Përfshin rreth 100 konstruksione mekanike. Përveç kësaj ata kanë shkruar edhe shumë vepra shkencore, kryesisht nga mekanika. Atyre u atribohet se kanë gjetur ligjin e përgjithshëm të gravitetit ndërmjet trupave qiellorë. Toka e tërheq çdo trup të gjuajtur lartë, ndërsa Dielli tërheq Tokën dhe planetët tjerë dhe në përgjithësi, dy trupa pa marrë parasysh se ku gjenden tërhiqen ndërmjet veti. Kanë shkruar një numër të konsiderueshëm të veprave shkencore mbi qendrat e gravitetit, ndërsa me kërkesën e halifit Al-Me'mun kanë bërë matjen e perimetrit të Tokës nëpër pole. Përveç kësaj ata kanë ndërtuar observatoriumin në Bagdad prej nga kanë bërë vëzhgimin e trupave qiellorë. Veprat e tyre janë përkthyer, shumë herët, në gjuhën latine,e pastaj prej latinishtes në gjuhë të tjera. Sabit ibn Kurra ndër të parët ka përkthyer ‘’Allmagestin’’ në gjuhën arabe dhe ka nxjerë ekstrakte të shkurta prej saj. Ka punuar në observatoriumin e Bagdadit. ka përcjellur lëvizjen e Diellit dhe në bazë të kësaj ka llogaritur vitin Diellor. Veprat më të njohura të tij, janë "Hyrja në Allmagest", "Shkaqet e zënies së Diellit dhe të Hënës", "Figurat Gjeometrike të Allmagestit", "Lëvizja e trupave qiellorë", "Formimi i Kozmosit" etj. Al-Sufi, sipas Sartonit, është njëri ndër astronomët më të mëdhenj Islam. Prej veprave të shumëta që ka shkruar, më të njohura janë: "Yjet e palëvizshëm", "Libri i instruksioneve (këshillave) dhe Vendet e rrezatimit". Ka vëzhguar lëvizjen e trupave qiellorë, ka caktuar dimensionet e planeteve, ka caktuar barazditën pranverore dhe vjeshtore dhe ka shkruar tabelat më precize astronomike. Shumica e konsiderojnë si pikë kalim prej kohës së Platonit kah renesansa e madhe astronomike evropiane. Sartoni veprën "Yjët e palëvizshëm" konsideron si tri vepra më të mëdha dhe më të njohura te myslimanët. Vepra ka ilustrime të yjeve në formë të njeriut dhe të kafshëve. Al-Buzgjani dhe Al-Megjriti kanë qenë astronom të mëdhenj. I pari ka qenë anëtar i observatoriumit Sheref ed-Devlet dhe ka shkruar disa vepra, prej të cilave më të njohurat janë: "Allmagesti’’ dhe ‘’Tabelat astronomike", ndërsa i dyti ka qenë astronom i njohur i Andaluzisë. Ka shkruar disa vepra nga astronomia, të cilat janë përkthyer, shumë herët, në gjuhën latine. Në mesin e tyre, posaçërisht, shquhen ‘’Astrollabi’’ dhe ‘’Komentim i Allmagestit’’. Ibn Junus ka bërë vëzhgime astronomike nga observatoriumi Al-Hakim në malin Mukattam afër Kajros. Observatoriumi ishte i furnizuar me të gjitha instrumentet e mundshme astronomike. Ibn Junus aty ka shkruar tabelat e njohura astronomike. Zigj al-Hakim, të cilën Sedillot e pandeh si vepër më të madhe pas Allmagestit. Përveç kësaj Ibn Junus ka shkrua edhe disa vepra shumë të rëndësishme nga astronomia. Nga mali Mukkatan në vitin 978 ka vëzhguar zënien e Diellit dhe të Hënës. Ai ka konstruktuar lavjersin dhe ka zbuluar ligjin e oshilimit të tij si dhe mundësinë e aplikimit të lavjersit në matjen e kohës disa qindra vjet para Galileut. Në mesin e astronomëve arabë vend të posaçëm zë edhe Al-Hazin. Përveç tabelave astronomike ai ka shkruar edhe veprën "Mizan al-Hikmet", e cila sipas Sartonit është vepra më e madhe, të cilën mendja mesjetare ka mund ta krijojë. Në të Al-Hazini flet për gravitetin. Çdo lëvizje sipas Al-Hazimit si ajo planetare po ashtu lëvizja e trupit të hedhur shkaktohet për shkak të forcave tërheqëse ndërmjet vetë masave të trupave. Al-Bettani, përveç tabelave astronomike "Zigj as-sabi" ka shkruar shumë vepra të tjera astronomike. Ai, në bazë të lëvizjes së Diellit, ka llogaritur gjatësinë e vitit Diellor dhe ka vërtetuar mundësinë e zënies së plotë të Diellit, e cila shkaktohet kur ndërmjet saj dhe Tokës është Hëna. Atëherë shihet vetëm mbështjellësi i jashtëm i Diellit. Ka caktuar edhe apogjen e Diellit në lëvizjen e dukshme dhe ka konstatuar se në pikën në të cilën Toka është më e largët nga Dielli ka ndryshuar nga koha e Ptolomejit. Përveç kësaj Al-Bettani ka folur edhe për ndërrimin e hënës dhe për lëvizjen e trupave të tjerë qiellorë. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë evropiane. Karlo Nolino më 1899 ka botuar tabelat


No comments:

Post a Comment